Zall-Bastari me rrugë të re, bashkia transformon edhe qendrën administrative
  • 4 years ago
Veliaj: ?Nga sot, Zall-Bastari pjesë e urbanizuar e Tiranës së madhe; Përtej partive është Tirona, të bashkëpunojmë që qyteti të ecë përpara?.


Rruga e re e Zall-Bastarit e ka sjellë atë më afër Tiranës. Banorët e njësisë tani mund t?i sjellin më shpejt produktet e tyre të zonës në tregjet e kryeqytetit. Por, një transformim të thellë ka pësuar edhe e qendra administrative. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re dhe rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria, krijojnë një perspektivë të re per Zall-Bastarin.

?E kisha me shumë kënaqësi që festimet për 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet t?i fillonim nga Zall-Bastari, këtu ku kemi bërë edhe punë, e cila i ka rritur vlerën pronës dhe sot nga Pazari i Ri deri pazarin e Zall-Bastarit vjen për 25 minuta. Falë punës që po bën qeveria me rrugën e Arbrit dhe falë lotit të dytë, i cili na lidh me rrugën e Arbrit në Zall-Dajt, më vjen mirë që do takohemi sërish këtu në verë, për ta bërë ardhjen deri në Zall-Bastar si të jetë një ndër lagjet e tjera të Tiranës?, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë këtij investimi, nga sot Zall-Bastari është një pjesë e urbanizuar e Tiranës së madhe, duke lënë pas pamjen e vjetër ku infrastruktura ishte e përshtatshme vetëm për sportet ekstreme. ?Mezi pres që, tani që nuk kemi më justifikimin e rrugës, jo vetëm t?i kthehemi më fort punës, bujqësisë, agro-turizmit, por bashkë me deputetin dhe administratorin, t?i kthehemi më fort komunikimit në Tiranë, pse njerëzit duhet të vijnë këtu për një fundjavë. Me llucën deri në fyt, ky ishte një vend ideal vetëm për gara të sporteve ekstreme, por më vjen mirë që më në fund ata të garave ekstreme do të duhet të gjejnë një rrugë tjetër të largët, se Zall-Bastari sot është pjesë e urbanizuar e Tiranës së madhe?, tha kryebashkiaku.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#ZallBastari#TopChannel
Recommended