Report TV -Protesta e banorëve në Vlorë/ Bashkia: Ndërtimi i rrugës nis brenda pak ditësh
  • 5 years ago
Pas protestës së banorëve të fshatit Trevllazër përpara ambienteve të Bashkisë së Vlorës për ndërtimin e rrugëve, kjo e fundit ka dalë në një reagim zyrtar.

Drejtori i urbanistikës Fatjon Devolli është shprehur se shumë shpejt do të nisi rehabilitimi i rrugës dhe qendrës së fshatit të tyre. Sipas Devollit vendimi është kaluar në këshillin bashkiak dhe brenda disa ditëve pritet të nisin punimet.

Banorët e fshatit Trevllazër në njësinë administrative Novselë në Vlorë protestuan ditën e sotme para bashkisë së Vlorës duke thënë se duan të ndërtohet një rrugë në fshatin e tyre.

Pasi qëndruan për disa momente përpara godinës së bashkisë ata u futën në ambientet e brendshme të saj duke brohoritur në kor për plotësimin e kushteve.
Recommended