Top News - Tiranë, dezinfektim ajror/ Bashkia-çdo mbrëmje dhe çdo rrugë
  • 4 years ago
Qytetarët e Tiranës që qarkullojnë orët e vona të mbrëmjes duhet të kenë vënë re makina me logon e bashkisë që duke ecur hedhin drejt pemëve e trotuareve një solucion. Siç njofton bashkia e Tiranës këto makina prej disa ditësh çdo mbrëmje kanë bërë dezinfektimin nga ajri të qytetit, për të garantuar higjenën dhe sigurinë për banorët e kryeqytetit në këto ditë të vështira, kur situata nga pandemia e virusit Covid 19 vazhdon të jetë alarmante, sidomos në Tiranë, kur përditë po dalin me dhjetra raste të reja.

Për këtë arsye çdo rrugë e Tiranës dezinfektohet në çdo cep të saj. Siguria e qytetit dhe e qytetarëve mbetet fokusi primar thekson Bashkia e Tiranës në një postim të saj në rrjetet sociale.
Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus, në Tiranë ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike, parqeve e rrugëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BashkiaTirane#Dezinfektimi#TopChannel
Recommended