Tempora - Albin Kurti: Çdo rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë
  • 5 years ago
#rtvora #tempora

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin ?Tempora? në RTV Ora tha se Tirana zyrtare nuk duhet të ketë qëndrim ndryshe nga Kosova, sa i përket Beogradit.

Sipas Kurtit, çdo rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë.

Kozeta Kurti: Jeni shprehur se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë njësoj siç Kosova e sheh Serbinë? Çfarë keni dashur të thoni konkretisht në këtë pjesë të deklaratës suaj?

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të të njëjtit komb dhe Tirana Zyrtare nuk do duhej të kishte tjetër politikë karshi Beogradit dhe të jetë ajo e ndryshme prej Prishtinës. Çfarë do rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë, shqiptarët janë e vërteta e Serbisë. Nuk mund të kemi dy politika të ndryshme të jashtme karshi Serbisë. Në përgjithësi besoj që nuk kemi nevojë fare për dy politika të jashtme, por aq më tepër kjo vlen karshi Serbisë, e cila ka përplot krime nga e kaluara dhe kurrfarë pendese në të tashmen, që do të na ndihmonte për pajtim në të ardhmen.

Kozeta Kurti: Edi Rama në një intervistë për Idro Seferin ka deklaruar: "ndryshe nga Albini nuk bëj politikë me marrëdhënie dhe biseda personale", po ju si përgjigjeni?

Albin Kurti: Nuk e kam të qartë për çfarë e ka fjalën, sepse unë zhvilloj politikë me vizion dhe vullnet, me program të VV dhe me vendosmëri të paepur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/albin-kurti-ekskluzivisht-ne-tempora-ne-oren-2100

Shikoni emisionin e plotë ?Tempora? këtu: https://youtu.be/dNjwIG4xlaY

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended