Tempora - “Shengeni ballkanik” luftë varfërisë në Kosovë? Ja si përgjigjet Albin Kurti
  • 5 years ago
#rtvora #tempora

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e sheh ?shengenin ballkanik? si një mundësi për të luftuar varfërinë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ?Tempora? në RTV Ora, Kurti tha se Kosova është e varfër sepse nuk ka akumulim të kapitalit dhe akumulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria.

Sipas Kurtit, Kosova duhet të kthehet në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton.

Pjesë nga intervista:
Kozeta Kurti: Jeni shprehur sistematikisht se do bëni një luftë të vazhdueshme për të luftuar varfërinë. A nuk do të ishte një mundësi ky "shengeni ballkanik" si pjesë e ndër rajonalitetit të marrëdhënieve?

Albin Kurti: Nuk besoj që ne jemi të varfër sepse i mungon liria e qarkullimit të kapitalit apo njerëzve. Por ne jemi të varfër, e të papunë sepse nuk kemi akumulim të kapitalit dhe akumulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria. Prodhimtaria është industriale, bujqësore dhe zejtare dhe ne kemi deficite të tmerrshme tregtare, të cilat na i mbulon dhe përkthehet në mbijetesë, Diaspora jonë me remitancat e shumta. Shqipëria e ka diasporën e saj në Itali e Greqi, Kosova e ka në Zvicër dhe në Gjermani dhe ata neve na kompensojnë për ato deficite të tmerrshme tregtare që i kemi. Në Kosovë raporti 1 me 9, në Shqipëri nëse nuk gaboj është 1 me 3. Ne duhet të kthehemi në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e kapitalit, edhe të financave, edhe të njerëzve. Kjo ka të bëjë me mungesën e bazës industriale të prodhimtarisë vendase, e cila do të na i zëvendësonte importet dhe do të na rriste eksportet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shengeni-ballkanik-lufte-varferise-ne-kosove-ja-si-pergjigjet-albin-kurti

Shikoni emisionin e plotë ?Tempora? këtu: https://youtu.be/dNjwIG4xlaY

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended