Ora News - Albin Kurti: Na duhet shengen shqiptar. Rama: S'ka pa shengenin ballkanik
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri i Kosovës ishte sot në Tiranë në kuadër të vizitës së parë zyrtare një javë pas marrjes së detyrës.

"Në këtë dekadë të tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes 2 vendeve tona" nënvizoi kryeministri Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Por ndërsa mes dy kryeministrave u theksua forcimi i bashkëpunimit, me realizimin e 77 marrëveshjeve të firmosura, dhe thellimin më tej të tij, u vunë re dhe divergjencat e para pikërisht për minishengenin ballkanik.

Pyetjes: A do të jetë pjesëmarrëse në Kosovë, në takimin e ardhshëm të Shengenit Ballkanit?

Albin Kurti iu përgjigjet: Ky ishte takimi i parë ka dhe shumë tema që do të trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që trajtuam shkurtimisht meqë takimi ynë i parë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik.

Edi Rama: "Në këtë pikë kemi një temë për të çuar përpara. Nuk ka marrëveshje shengen shqiptar pa minishengen ballkanik. Makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal sepse nëse ne jemi konsisten në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, cka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë cmos që të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve cka deri dje ishte e paimagjimueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por dhe të gjithë vendeve të tjera.

Sot është vetëm në dorën tonë. E them me plot gojën se sot këtë rezistencë unë e kam thyer. Sot na takon ne të bëjmë më të mirën të mos humbasim kohë ta cojmë më përpara këtë process pasi as Serbia dhe as vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. E kam diskutuar me kryeministrin të nisim menjëherë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe të gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/replikat-ne-konferece-minishengeni-ballkanik-kurti-me-pare-te-bejme-makroshengenin-shqiptar-pergjigjet-rama

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended