Kurti i kujton Ramës basketbollin: Me minishengenin ballkanik, Rama ka gabuar në hapa

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti gjatë intervistës me gazetarin Artur Zheji në emisionin "360 gradë" në RTV Ora foli edhe për mini shengenin ballkanik. Sipas Kurtit, kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.

Kurti i tha Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç. Nisma për mini shengenin ballkanik, tha Kurti, duhet të niste nga Kosova.

Albin Kurti: Kryeministri Edi Rama ne e dimë që është basketbollist apo jo?

Artur Zheji: Ka qenë, është e rëndë kjo që thatë që kryeministri Rama është basketbollist dmth që...është piktor akoma. Pikturën e ushtron, basketbollin e bën për show elektoral. Gjuan 7 herë për të kapur një kosh.

Albin Kurti: Ndoshta e kisha nga përfytyrimi i zyrës që është ai koshi aty.

Artur Zheji: E mban një kosh të vogël.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kurti-i-kujton-rames-basketbollin-me-minishengenin-ballkanik-rama-ka-gabuar-ne-hapa

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/ipWYSARSZtQ
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended