Kurti kërkon Shengen shqiptar/ Vizita e parë si kryeministër në Tiranë
  • 4 years ago
Albin Kurti nuk e prishi traditën e paraardhësve të tij duke e zhvilluar vizitën e parë si kryeministër në Tiranë.


Takimi mes dy kryeministrave tejkaloj afatin kohor të parashikuar në protokoll dhe në konferencën e përbashkët për median shprehën darkordësi për nevojën e një shpejtësie të re në marrëdhëniet Shqipëri ? Kosovë. Dhe këtë kryeministrat synojnë ta realizojnë përmes vijimit të takimeve mes dy qeverive më i afërti në Shkodër, pasuar nga ngritja e një komision ndërshtetëror me ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare.

E pas kësaj dakordësie, kryeministri Albin Kurti preferoi që iniciativës së shumë promovuar nga Edi Rama të Shengenit Ballkanik, ti jepte një emërtesë të re kur u pyet nga Top Channel.

?Ky ishte takimi ynë i parë. Ka edhe shumë tema të cilat do t?i trajtojmë në të ardhëm e mund të them që kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht, meqenëse takimi ynë sot ishte, le të themi më parë për makro Shengenin shqiptar sesa për Mini Shengenin ballkanik?, shprehet Kurti.

?Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Unë besoj që nuk ka makro Shengen shqiptar pa Mini Shengen ballkanik. Por besoj që makro Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal, sepse, nëse ne jemi konsistentë në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, çka e kemi diskutuar dhe do të bëjmë çmos që të jemi, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, ? numërojini si të doni ? për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, për të pasur lëvizje të lirë mes nesh?, ka thënë Rama.

Kryeministri Albin Kurti takimet i vijoj me presidentin Ilir Meta, kreun e kuvendit Gramoz Ruci, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#EdiRama#TopChannel
Recommended