Rama kërkon heqjen e kufijve/ Kurti: Makroshengen shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vizitën e parë si kryeministër, Albin Kurti e zhvilloi në Tiranë. Edi Rama e priti homologun e tij në Pallatin e Brigadave me një cermoni të veçantë.Konferences se përbashkët për shtyp i parapriu takimi mes dy delegacioneve, i cili zgjati përtej orarit 40 minutësh të parashikuar në agjendë. Rama dhe Albini biseduan për më shumë se një orë para së të dilnin para mediave, ku vëmendjen kryesore e mori Shengeni Rajonal.Të dy kryeministrat shprehën vullnetin politikë për të çuar para dhe me shpejtësi të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga mbledhjet e përbashkëta të qeverisë dhe ato që do të ndërmerren në mbledhjen e ardhshme, në fund të Marsit në Shkodër.Kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen e plotë për çuar para procesin e njohjes dhe afirmimit të Kosovë si shtet sovran nga të gjitha vendet dhe institucionet ndërkombëtare.Pasi falënderoi Shqipërinë dhe popullin e saj për ndihën e dhënë ndaj Kosovës si në kohë lufte dhe paqeje, shefi i qeverisë së Prishtinës, theksoi se përshpejtimi i marrëveshjeve në sektorin ekonomik, sigurisë dhe politikës së jashtme janë thelbësore për të ardhmen e përbashkët të dyjave vendeve.
Recommended