Ora News - Zall-Herri në “errësirë”, njësia administrative pranon problemin por nuk ka zgjidhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pikërisht kjo pamje na çoi në Zall-Herr. Shtylla energjie elektrike të sajuara nga vetë banorët.

Disa dërrasa të kalbura dhe kabllot varen në lartësinë e kokës së një njeriu me gjatësi normale.

Banorët kanë vite që jetojnë në këtë situatë dhe shprehen të revoltuar.

?I sollën para fushatës dhe i lanë aty, do ti vëmë dhe pastaj u zhdukën shtyllat. Se ku i çuan nuk e di.?

?Kemi qenë dhe te OSHEE, nuk kemi mundësi ka qenë përgjigjia. Nuk kemi fonde, nuk kemi shtylla, nuk kemi transfarmator.?

?Më mirë ti presin fare dhe e dimë që nuk kemi drita. Po na i zë korrenti kalamajtë, vjen sezoni i shkollës.?

?Kemi bërë investime vetë privatisht dhe energji nuk kemi pasur asnjëherë. Një kabinë e vogël për 100 familje.?

Jo vetëm shtëpitë e tyre nuk furnizohen me energji elektrike të plotë, por edhe bizneset në zonë ankohen për kostot që po marrin si pasojë e energjisë elektrike me voltazh të ulët.

?Prej 10 vitesh jemi me këtë gjendje. Kontratën e kam me OSHEE, paguaj çdo muaj nga 140-150 mijë lekë me këtë dritë.?

Këtë problem banorët e kanë çuar edhe pranë zyrave të njësisë administrative Zall-Herr, të cilët e pranojnë problemin edhe para kamerave.

?Problematikën e njohim, e kemi verifikuar dhe vetë në terren. Tensioni i ulët është në gjendje skandaloze.?

Por njësia administrative Zall-Herr ndihet e lodhur me këtë situatë.

?Shqetësimi i banorëve është përcjellë zyrtarisht në OSHEE që nga 2017 dhe në 2019. Më vonë u lodhëm dhe ne.?

Absurdin në mungesën e koordinimit pushtet vendor-pushtet qëndror e vuajnë banorët, të cilët në vitin 2020 jetojnë në rrezik vdekje për shkak të telave të energjisë që kalojnë në lartësinë e kokës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zall-herri-ne-erresire-njesia-administrative-pranon-problemin-por-nuk-ka-zgjidhje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv