Report TV - Amortizimi i urës në Troshan të Lezhës rrezikon jetën e banorëve: Dërrasat janë kalbur

  • 6 years ago
Ura në të cilën kalojnë banorët e fshatit Troshan, në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë, ka degraduar plotësisht. Pavarësisht se kanë kaluar pak vite nga ndërtimi i saj me kontributin e vetë banorëve, amortizimi i urës është i dukshëm, duke rrezikuar kalimin e automjeteve.

Banoret shprehen se jeta e tyre është në rrezik, pasi dërrasat janë kalbur dhe mbrojtëset anësore mungojnë, ndaj kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt të jetë e mundur. Janë më shumë se 300 banorë të Troshanit të cilët për t?u lidhur me qendrën administrative i?u duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët.

Recommended