Lumi qe rrezikon permbytjen e Lezhes

  • 6 years ago
Lumi Drin i Lezhës ka shumë mundësi të kthehet sërish në një lum që përmbyt të gjithë zonën. Ky është alarmi që vjen nga specialistet. Ata thonë se natyra hakmerret për veprime të pastudiuara mirë e ku sigurisht përfshihet edhe lumi Drin që përshkon pjesën veriore të qytetit.

Ndërprerja e prurjeve në këtë lumë dhe niveli i papastërtive pritet të kthehet në problem në stinën e dimrit.

Jak Gjini, specialist mjedisi: Sot, në këto kondita që është lumi Drin, në qoftë se nuk e pastron një herë në tre vjet, komuniteti në të dyja anët e lumit Drin është i rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas Jak Gjinit, lumi Drin duhet të ketë një rrjedhe edhe drejt Lezhës. Kjo sa për të vetëpastruar veten dhe të minimizojë shpenzimet për rihapjen e tij, si pasojë e akumulimit të shpejtë të dherave në shtratin e tij.

?Duke hedhur ujë ajo e ripastron edhe e mban të hapur.?

Aktualisht, nëpërmjet Lezhës nuk rrjedh lumi Drin, por vetëm prurjet të kanaleve të larta. Edhe më herët drejtues të Bordit të Kullimit në veri kanë kërkuar lejimin e një kalimi të një rrjedhë të këtij lumi drejt Lezhës.

Recommended