Top News - Meta sulmon SPAK / ‘Nuk po heton ligjet klienteliste’

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e fundit të Departametit Amerikan të Shtetit për përkeqësimin e klimës së biznesit. Kreu i shtetit i ka quajtur tronditëse konkluzionet e raportit të DASH. Sipas Metës në vendin tonë është krijuar një klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve.
Kreu i shtetit shigjeton si pjesë të problemit edhe SPAK, që sipas tij nuk ka ndërmarrë asnjë hetim për ligjet klienteliste, pavarësisht thirrjeve të tij.
?I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste. Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim!?, shprehet ndër të tjera Meta
Në fund presidenti thekson se procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#IlirMeta#TopChannel

Recommended