Mediu per anulimin e vizites se Berishes ne Kosove - (17 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Pengesa e bërë ndaj Berishës për të hyrë në Kosovë nuk është favor për kundërshtarët e tij politik në vend, por është në disfavor të çështjes kombëtare?. Kështu ka deklaruar sot kryerepublikani Mediu për mos lejimin e vizitës të kryetarit të PD në Kosovë.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- ?Vendosja e marrëdhënieve ndërmjet politikanëve të Kosovës, institucioneve të Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës është hapi për të realizuar atë që ka qenë ëndërr e shqiptarëve. Mendoj që pengimi i zotit Berisha në këtë plan është në disfavor të interesave shqiptare në rajon. Mendoj që anulimi i vizitës së zotit Berisha, nuk ka asnjë gjë positive për asnjë forcë politike shqiptare?.

Mediu ka denoncuar sot edhe përpjekjet e shteteve fqinj si Maqedonia dhe Greqia për të rritur influencën e pakicave të tyre në Shqipëri. Institucionet shqiptare duke filluar nga presidenti tha ai, do të tregojnë se kush është pozicioni i maqedonasve dhe grekëve në vendin tonë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended