BE reagon për anulimin e vizitës së Vuçiç në Skënderaj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Evropian  reagon në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.



Zëdhënëse e BE-së Maja Kocijançiç, shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.



?Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash?.



Gjithashtu ajo ka theksuar se vizita e Vuçiç ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.