Konferenca e Partise Socialiste ne Tirane (6 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Është mbledhur sot konferenca e Partisë Socialiste e rrethit të Tiranës. Në këtë takim, kryetari i kësaj dege Nezir Selimi ka kërkuar më shumë angazhim nga anëtarët e partisë të rrethit të Tiranës për t'iu kundërpërgjigjur shpifjeve të Partisë Demokratike.
Kështu ata duhet të bëjnë publike në zonat e tyre investimet të cilat sipas tij nuk kanë të bëjnë me investimet gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Neziri ka pohuar se gjatë katër muajve të fundit janë bërë 294 pranime të reja në parti dhe ka kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria për infrastrukturën ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dhe shqetësimin e banorëve të Tiranës ndaj firmave të cilat gërryejnë zhavorin duke dëmtuar kështu urat.
I deleguari i Partisë Socialiste Arben Malaj ka nënvizuar më pas se Partia Socialiste nuk duhet të parcelizohet. Ka raste tha Malaj që shokët tanë të cilët kanë qenë në një qeli nga dhuna e Berishës tani nuk flasin për hir të interesave personale. Gjatë këtyre 3 viteve tha ai ka pasur një rritje në privatizimin e ekonomisë, në investime, sport e të tjerë. Ndërsa nuk la pa përmendur dhe fondet e zhvillimit për komunat më të varfëra.
Ndërsa i deleguari tjetër i kryesisë Luan Rama tha se Partia Socialiste duhet të vendosë në shfrytëzim të gjitha energjitë e saj me qëllim fitoren në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Në fund të konferencës janë bërë dhe zgjedhjet dhe pas votimit është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Tiranës Nezir Selimi.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended