Namik Dokle ripropozohet kryetar i KPD-se se Partise Socialiste (29 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Partisë Socialiste Arta Dade, ka pohuar sot për Televizionin Klan se ajo dhe një pjesë e mirë e delegatëve të kongresit, do të propozojnë për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, sërish Namik Doklen.
"Nisur nga puna mjaft pozitive që ai ka bërë, në rritjen e efikasitetit të funksionimit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues si dhe në riorganizimin e komisioneve, të ushtrojë veprimtarinë e tyre pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues."
Për Arta Daden, Dokle nuk hyn tek personat që kanë dy mandate pasi sipas saj, mosmbajtja e dy mandatave lidhet me postin e ekzekutimit dhe në parti dhe jo me atë legjislativ në parti si në rastin e zotit Dokle. Dhe surprizat e socialistëve nuk kanë të sosur.
"Përveç Dokles, që unë do t'a ftoja të rikandidonte, madje jo vetëm unë por një grup mjaft i madh delegatësh, mendoj që do të ketë dhe kandidatura të tjera mjaft të forta dhe mendoj se do të sjellë surpriza. Gjithmonë nëse kjo seancë do të zhvillohet sepse mendoj që do të ketë dhe zgjatje të procedurave të tjera duke qenë se bëhet fjalë për perfeksionimin e dokumenteve bazë dhe dihet që kongresi është i shtrirë vetëm brenda ditës."/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended