Konferenca e Partise Socialiste ne Tepelene (14 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Kryesocialisti Fatos Nano, i deleguari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në konferencën e Partisë Socialiste të Tepelenës, ka munguar sot në këtë mbledhje. Konferenca e partisë së këtij rrethi është zhvilluar sot në një situatë tepër nervoze. Delegatët kanë drejtuar kritika të ashpra në adresë të drejtuesve të pushtetit lokal dhe institucione që drejtohen nga përfaqësues të socialistëve.
Kryesocialisti Fatos Nano, deputet i kësaj zone, priti t'i jepte përgjigje këtyre shqetësimeve të socialistëve të bazës. Në pritje të Nanos, konferenca e socialistëve tepelanas ka filluar disa orë me vonesë. I deleguari i Partisë Socialiste, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun Luan Rama, ka ndërhyrë disa herë për të qetësuar situatën.
Socialistët e Tepelenës si dhe në shumë konferenca të tjera në rrethe, kanë kërkuar kredi për biznesin e mesëm dhe atë bujqësor dhe më shumë investime në infrastrukturën rurale. Ata kanë kritikuar shpërdorimet e fondeve nga drejtorët në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Pas mungesës në konferencën e socialistëve të Gjirokastrës, kjo e sotmja në Tepelenë shënon mungesën e dytë të të deleguarit Fatos Nano në mbledhjet e socialistëve të bazës përpara kongresit të fundit të Partisë Socialiste në rrethe.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended