Kryetaret e rretheve te Partise Socialiste pergatiten ne prag zgjedhjesh (7 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Socialiste sot ka mbledhur kryetarët e saj në rrethe. Duhet të sillemi si në opozitë për të fituar zgjedhjet, është shprehur Ministri Fino i pushtetit lokal i cili vërejti se Partia Socialiste kur ishte në opozitë ishte më aktive në prag fushatash. Meqë socialistët kanë fatin të jenë në pushtet, edhe takimin e kanë filluar me vonesë dhe jo më regjistrimin e votuesve.
Ministri Fino në këtë takim që mbahej nga sekretariati i selisë rozë, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me regjistrimin e votuesve për të cilin kërkoi ndihmën e socialistëve të bazës. Shumë rrethe tha ministri socialist paraqiten shumë dobët në bazë të statistikave të përpunuara nga ministria e tij.
Rrethet më problematike janë Elbasani, Lushnja, Durrësi, Librazhdi, Kruja, Malësia e Madhe si dhe disa komuna të Vlorës. Ministri Fino ka premtuar më tej se do të lëvrojë një fond për shpërblime për ata njerëz që do të punojnë fort në procesin e regjistrimit. Më tej dhe kryetari i Komisionit Elektoral në Partinë Socialiste Islami, ka vërejtur një ndryshim në analizat e tij politike në gazeta, se socialistët nuk duhet të flasin sikur do të humbin në këto zgjedhje.
"Të nxisim elektoratin të shkojë në zgjedhje, unë them që rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia që objektivi kryesor të realizohet me sukses, ndoshta dhe më shumë nga sa mund t'a caktojmë ne".
Kryetarëve të rretheve iu është bërë e ditur se shtabi elektoral i qendrës do të jetë kryesia dhe shtabet lokale do të jenë kryesitë e rretheve. Drejtuesve të partisë në rrethe ju është kërkuar sot të paraqesin dhe programet e zhvillimit në zonat e tyre. Propozimet do të vijnë nga baza dhe zgjedhjen do t'a bëjnë forumet drejtuese përkatësisht kryesitë e partive në rrethe dhe komitetet drejtuese./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended