Kandidatet socialiste per bashkine e Elbasanit - (28 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Socialistët kanë përcaktuar sot, tre kandidatët për kryetar të Bashkisë së Elbasanit. Ata janë prefekti aktual Durim Hushi, Kozma Biba drejtor i ish-kombinatit Metalurgjik, si dhe ish-sportisti i shquar Hysen Domi. Ky i fundit është propozuar nga PSD. I deleguari nga Tirana për të ndjekur mbledhjen e sotme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist, ishte Ministri i Ndërtimit dhe Punëve Publike Ilir Zela.

Në përfundim të mbledhjes u miratua lista me nga tre emra të kandidatëve për kryetarë në 3 bashki dhe 20 komuna të rrethit të Elbasanit. Megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë pas dy ditësh KPD e PS. Në të do të miratohet lista zyrtare me nga një kandidat për çdo bashki e komunë. Ata do të jenë më pas njerëzit që do të përfaqësojnë socialistët në zgjedhjet e 1 Tetorit të këtij viti./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended