Gramoz Ruci deklaron fitoren e Partise Socialiste ne 27 bashki te vendit (2 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Socialistët kanë folur për fitoren e tyre në zgjedhje me shifra zyrtare bazuar në procesverbalet të komisioneve të votimit nëpër rrethe. Numri 2 i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi fitoren në 27 bashki. Balotazhi në 28 bashki, ndërsa 9 bashki sipas socialistëve, i kanë fituar demokratët.
"Megjithatë mund të konfirmoj që në balotazh fillon nga Berati, Bashkia e Delvinës, Bashkia e Devollit, Bashkia Dibër, në Fier është Maza dhe Bashkia Rroskovec, Bashkia e Libohovës, Bashkia e Krujës dhe e Fushë-Krujës, Bashkia e Rrubikut, Bashkia Prrenjas, Bashkia Divjakë, Bashkia Ballsh, Bashkia Klos, Bashkia Peqin, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Shkodër, Bashkia Tepelenë dhe Bashkia Memaliaj, Bashkia e Vlorës."
Ndërkohë qëndrimet zyrtare të Partisë Socialiste ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale, do t'i paraqesë rreth orës 18:00 kryetari i kësaj partie Fatos Nano. Në orët e mesditës Kryeministri Ilir Meta ka lëvizur në këmbë në sheshin "Nënë Tereza" ku ka përshëndetur forcat e rendit të cilat ruajnë institucionet e shtetit si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended