Atmosfere festive ne PS, Blendi Gonxhe deklaron fitoren e Rames - (1 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Atmosferë festive mbretëron edhe në ambientet përpara selisë qendrore të Partisë Socialiste. Simpatizantët socialistë janë mbledhur për të gëzuar fitoren. Sipas krerëve socialistë PS, ka fituar bashkitë e Durrësit, Vlorës, Fierit, Tepelenës, Lushnjes, Sarandës, Delvinës, Rrogozhinës dhe bashki të tjera.

Ndërkohë komisioni elektoral për kryebashkiakun e Tiranës, kandidatin socialist Edi Rama, nëpërmjet shefit të këtij komisioni Blendi Gonxhe, ka deklaruar fitoren e kandidatit Edi Rama në 60% të Bashkisë së Tiranës.

Blendi Gonxhe:- ?Në emër të stafit elektoral të Edi Ramës, iu përcjell ambientin dhe klimën e fitores brenda këtij stafi. Jam ende i rezervuar për rezultatet finale, por deri tani rezultatet janë për një fitore 60%, duke i shtuar kësaj dhe klimën në mbarë vendin jam i detyruar të deklaroj para jush, që ajo që po bën aktualisht PD para selisë së saj është një maskaradë, është një spektakël shumë i pakëndshëm para atyre njerëzve të shkretë, të cilët më pas do të ndihen të zhgënjyer. PD bën njoftime të vazhdueshme për fitoren në Tiranë, njerëzit duartrokasin dhe unë do iu lutesha, që të kuptoni se pse stafi elektoral i Edi Ramës, pas kësaj fitore të PS që po merr jetë, kërkon që PD të ndalojë urgjentisht këtë show skandaloz, me këtë përdorim që po iu bën militantëve të saj?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended