Ora News - Pavarësi e "ftohtë", atmosferë festive e vakët në të gjithë vendin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

106 vjetori i Pavarësisë u prit me një atmosferë të varfër në Tiranë ku më shumë ranë në sy dekoret e festave të fundvitit sesa simbolet kombëtare. Në Tiranë munguan aktivitetit ndërsa shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut për të vendosur flamuj në dritare. Në Korçë mitropoliti i qytetit apeloi të rinjtë të mos e braktisin vendin.

Tirana e priti ditën Pavarësisë me një atmosferë të vakët festive. 28 Nëntori këtë vit u shënua përmes aktiviteteve të pakta dhe një dekori të varfër, ku dominuan më tepër dritat dhe atmosfera e parakohshme e festave të fundvitit.

Të vetmit që i dhanë ngjyra festës ishin të vegjlit.

Më të rriturit, të ardhur edhe nga jashtë vendit enkas për këtë ditë, thanë se prisnin më tepër ngjarje në këtë 106 vjetor të Pavarësisë.

"Kam ardhur nga Londra. Pak e vaktë atmosfera, por shpresojmë të ngrohet pak më vonë", tha një qytetar.

"Nuk po shohim shumë flamuj", u shpreh një tjetër qytetar.

Në shumë prej dritareve nuk munguan flamujt e vendosur. Aliko Hoxha nuk e fsheh zhgënjimin nga politika, por ajo nuk ia ka zbehur dashurinë për vendin, të shprehur në mënyrë simbolike edhe përmes vendosjes së flamurit në banesën e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pavaresi-e-ftohte-atmosfere-festive-e-vaket-ne-te-gjithe-vendin

Recommended