Ora News - Ulen temperaturat, dëborë dhe mot i ftohtë në gjithë territorin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar vështirësitë e para në disa zona malore nga juglindja deri në veri. Në qarqet Korçë, Dibër e Kukës, ka fshatra ku lëvizja është e vështirë dhe banorët vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Rrugët nacionale ndërkohë raportohen të kalueshme pa probleme.

Moti i ftohtë me reshje dëborë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

Në Korçë e Pogradec trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm në zonat malore, ku janë shkaktuar edhe vështirësitë e para në lëvizje.

Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit, dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve behët me zinxhirë, ndërsa akset nacionale Korçë-Kapshticë-Qafë Thanë janë të hapura.

Gjithashtu po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi, kryesisht në Vithkuq dhe në fshatrat Panarit, Lekas, Shtyllë.

Në Pogradec ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.

Në zonat e thella të qarkut të Dibrës, trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra.

Disa fshatra mësohet se janë të bllokuar, ndërsa në rrugët kombëtare lëvizet pa probleme.

Në disa zona ka problematika me energjinë elektrike.

Në qarkun e Kukësit ka patur reshje bore ku lartësia e saj në disa zona është në Valbonë 25 cm, Qafë Morinë 15 cm, Qafë Luzhë 20 cm. Në Qafë Shllak të Kukësit 50 cm. Në Qafë Prush 25 cm dhe në Qafë Tobël 30 cm.

Rrugët nacionale në Qarkun Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë.

Problematika ka në disa akse rurale për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

Ndërkohë që shumë zona në të gjithë qarkun po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Në Pukë trashësia e Dëborës ka arritur deri në 12 cm.

Tre mjete u angazhuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe zonat përreth.

Në qarkun e Elbasanit, ka reshje në zonat malore të LIbrazhdit dhe Prrenjasit.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë

Në Qafë Thanë trashësia e dëborës 10 cm, rruga është e kalueshme pa probleme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/temperaturat-e-uleta-rinisin-reshjet-e-debores-ne-qarkun-e-korces-dhe-dibres

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended