Report TV -Shi dhe ftohtë, por kur pritet të rriten temperaturat
  • 5 years ago
Reshjet e shiut duket se do të na shoqërojnë edhe për pak kohë. Për sa i përket ditës së nesërme, pritet të kemi reshje mesatare dhe intensive, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës. Mesdita dhe në vijim do të sjellë një dobësim të reshjeve, duke bërë që të kemi një përmirësim të situatës meterologjike, kryesisht gjatë fundjavës. Fundjava do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët, dhe me temperature disi më të larta. Për sa I përket temperaturave, gjatë kësaj jave janë paraqitur më të freskëta për shkak të pranisë së vransirave, por edhe reshjeve të shiut të cilat kanë bërë të kemi një rënie të temperaturave si gjatë mëngjesit ashtu edhe gjatë mesditës. Duke nisur nga a enjtja dhe deri në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave, duke bërë që gjatë fundjavës të kemi temperature deri në 26 gradë Celsius.

Ekziston mundësia për përmbytje, pasi po marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh për një kohë të shkurtër. Edhe muaji qershor që është edhe muaji i parë i verës, pritet të nisë me temperatura disi më të freskëta, pasi do të kemi një prezencë të dukshme të reshjeve të shiut. Gjithashtu pritet që prezencë të dukshme të shiut të kemi në 15-ditëshin e parë të muajit, ndërsa pjesa tjetër e qershorit do të jetë kryesisht me temperature të larta por edhe me mot të kthjellët.
Recommended