Report TV - Meteorologia Adiola Bami: Nesër dita më e ftohtë, nga e mërkura rriten temperaturat

  • 5 years ago
Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë janë padyshim kryefjala e diskutimeve në këto ditë. Reshje dëbore, shiu, ngrica dhe erë e fortë, kanë qenë të pranishme në çdo qytet të vendit. Por çfarë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme? Flet për Report Tv, meteorologjia Adiola Bami. Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Report Tv, Bami tha se dita më e ftohtë e muajit do të jetë e marta, ndërsa nga e mërkura pritet të ketë një rritje të temperaturave.

Vlerat e temperaturës do të variojnë -12 gradë C në zonat malore, mesdita do ketë rritje të lehtë të temperaturave. Dita më e ftohtë do të jetë e marta, nga e mërkura do ketë rritje të temperaturave me 2-3 gradë C. vlera më e ulët do të jetë -7 gradë në Ersekë. Ndërsa e shtuna do të sjellë sërish rënie të temperaturave. Peshkopia dhe Erseka zonat më të ftohta.

Adiola Bami, meteorologe

Recommended