Report TV - Nesër dita më e nxehtë e javës, Pipero: Mos dilni nga shtëpia në oraret e pikut

  • 6 years ago
Të sëmurët kronikë, por edhe fëmijët duhet të mos dalin nga shtëpia gjatë ditës së nesërme. Referuar parashikimit meteorogogjik, vlera e temperaturave do të shënojë 38 gradë celcius duke kapur kështu vlerën më të lartë të javës. Në një intervistë për report mjeku infesksionit Pëllumb Pipero bën apel për të pasur kujdes.

Mos dilni nga shtëpia sidomos gjatë orëve të pikut nga ora 10 deri pas orës 16:00. I këshilloj krahas të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, të pijnë sa më shumë lëngje. Ujë është ndoshta ilaçi më i mirë për të nxehtin dhe mos ekspozimi. Edhe nëse për një arsye emergjente detyrohen të dalin edhe pse është shumë vapë të vënë kapele dhe të visheni me krahë të gjata.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist
Stina e verës shtohen më tepër viruse dhe problematika shëndetësore, ndaj këtë periudhë numërohen mjaft helmime. Qsut ka rreth 130 vizita çdo ditë të pacientëve që paraqesin simptoma të helmimit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon arsyet se përse infeksionet shtohen gjatë verës.

Ne frekuentojmë plazhe, liqen, det dhe pishina. Këto shkaktojnë infeksione, të cilat shoqërohen me temperaturë, me të vjella, me të rënie të fikti.

Recommended