Ora News - Nesër nis shkolla, policia rrugore: Dilni pa makina, përdorni transportin publik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e qytetit të Tiranës i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe prindërve që të shmangin përdorimin e makinave personale gjatë ditës së hënë në nisjen e vitit të ri shkollor dhe të përdorin transportin publik.

Përmes një deklarate, Erion Ahmeti, tha se janë marra masat që të mos ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në Tiranë.

Erion Ahmeti: Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë të gjitha masat duke planifikuar shërbime shtesë për mbarëvajtjen e trafikut dhe të mos ketë pengesa në rrjedhjen e lirë të mjeteve.

Policia Rrugore iu bën apel gjithë drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa më shumë të munden përdorimin e autoveturave, të përdorin shërbimin publik për të çuar fëmijët e tyre nëpër shkolla, pasi ajo është në funksion të të gjithë përdoruesve dhe të gjithë fëmijëve dhe në funksion të të gjithë trafikut për një rrjedhshmëri normale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/neser-nis-shkolla-policia-rrugore-dilni-pa-makina-perdorni-transportin-publik

Recommended