Australi/ Shënohet dita më e nxehtë në histori

  • 4 years ago
Australia të martën ka përjetuar ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në këtë vend dhe pranverën më të rrezikshme sa i përket zjarreve në natyrë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Meteorologjisë.


Dita e djeshme ishte më e nxehta që është regjistruar ndonjëherë, me temperaturë mesatare prej 40.9 gradë në mbarë vendin.

Byroja e Meteorologjisë gjithashtu tha se 95 për qind e territorit të Australisë ka qenë nën rrezikun e motit që shkakton zjarre. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se përqindja e zakonshme gjatë viteve të kaluara.

Në analizën e këtij institucioni thuhet se secili rajon australian ka qenë i rrezikuar nga zjarret në natyrë gjatë muajve tetor dhe nëntor.

Disa persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që janë përhapur kryesisht në rajonet lindore dhe juglindore, Queensland dhe NeW South Wales.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NeWSouthWales#Australia#TopChannel

Recommended