I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, meteorologia Gjoni: Temepraturat do vijojnë të rriten
  • 6 years ago
Shqipëri- Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura të larta. Situata parashikohet të zgjasë gjithë javën që ka nisur, e deri në datën 20 gusht.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë, por jo e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e vendeve të tjera.

Meteorologia Elsona Gjoni, në një intervistë për Report Tv, ka sqaruar situatën meteorologjike për ditët që do të vijnë. Gjoni ka thënë se dita më e nxehtë e kësaj jave do të jetë  e mërkura ku termometri do të kapë 38 gradë C, ndërsa qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Berati, Kuçova, dhe Elbasani.

Dita e djeshme në rang vendi ka kapur vlerën 36 gradë C, ndërsa në Tiranë ka kapur 34 gradë C. Do kemi një mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat të larta, nga 21-34 gradë në bregdet. Edhe nesër e njëjta situatë ku do kemi masa ajrore të qëndrueshme, mot me diell. Rritja do të jetë graduale deri në fundjavë. Piku do të arrijë të mërkurën, vlera maksimale do t?i kalojë 38 gradë C. Temperaturat e larta do të ndihen më shumë në zonat e ulëta si Berati, Elbasani, Kuçova, por në disa ditë edhe në Shkodër dhe Kukës.

Elsona Gjoni, meteorologe

E pyetur sesi do të vijojë të jetë moti në ditët e tjera, dhe a do të ketë ditë më të nxehtë se e mërkura, Gjoni u shpreh: ?Kjo javë, e mërkura parashikohet të jetë në vlera maksimale. Mbetet për t?u parë deri në fund të gushtit si do të jenë temperaturat."

Gjoni ka shpjeguar edhe zërat për një situatë alarmante me motin në Shqipëri, ajo ka thënë se temperaturat janë normale.

Temperaturat janë normale deri tani për vendin tonë deri në 38 gradë C, deri në 41 gradë C- 42 gradë C, s?ka problem.
Recommended