Shirat nuk do të zgjasin shumë! Meteorologia për Report TV: Ja kur pritet të hapet koha

  • 4 years ago
TIRANË- Pavarësisht se kjo e mërkurë ka nisur e vrenjtur, e enjtja dhe fundjava premtojnë mot me diell dhe temperatura të larta.

Në një lidhje live për Report Tv, meteorologia, Adiola Bami tha se temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë Celsius dhe këto luhatje të motit, njëherë me diell dhe njëherë me shi, ajo i quan normale, pasi stina e pranverës nuk ka ikur akoma."Ardhja e një sistemi vranësirash në sistemin shqiptar, fillimisht në veri dhe gradualisht përfshirjen e të gjithë territorit do të sjelle gjatë mesditës dhe pasdites reshje të pakta, të izoluara në Territor. Ndërsa, mbrëmja do na riktheje kthjellimet dhe të enjten do të sjelle mot të kthjellët dhe me diell. Për sa i përket temperaturave të ajrit sot kanë mbetur në vlerat 4-5 gradë Celsius dhe maksimumi sot do të ngjiten në  23-24 gradë Celsius. Nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës me vlera 28 gradë celsius në ultësirën perëndimore.  Kështu që fundjava përveçse me shumë diell do të sjellë edhe rritje temperaturash. Kjo situatë është normale, pra reshjet,  pasi jemi ende në stinën e pranverës", tha meteorologia, Adiola Bami.

Recommended