Report Tv-Basha: Shkodra në gjendje lufte! Balla: Kur ishe ti ministër kishte më shumë të vrarë
  • 6 years ago
Sot nisi sesioni i ri parlamentar, ndërsa opozita e bojkotoi Kuvendin. Grupi i PD dhe LSI vendosën që të mblidhen paralelisht në Shkodër në të njëjtin orar që po zhvillohej seanca plenare në Tiranë në orën 17:00.

Arsyeja e vendimit të opozitës lidhet me ngjarjet e fundit kriminale në kryeqendrën e veriut. Në mbledhjen e cilësuar si të jashtëzakonshme mungonte Kryemadhi, LSI përfaqësohej nga kryetari i grupit Petrit Vasili, ndërsa të pranishëm ishin edhe Berisha dhe kryetarja e Bashkisë Ademi.

Lideri i PD u shpreh se Shqipëria ndodhet në gjendje lufte, pasi po vriten biznesmenë dhe po kërcënohen gazetarë, referuar edhe rastit të sotëm të kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota.

Kryetari i PD Lulzim Basha denoncoi se në Shkodër në javët e fundit u rrëmbyen edhe dy fëmijë, por u liruan, pasi grupet kriminale morën gjobën që kishin vendosur. Përballë kësaj situate, Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë, ndërsa shtoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë.

Jemi këtu për dy arsye, për të dhënë një mesazh të prerë në mbështetje të Shkodrës për një qëndresë të prerë kundër bandave dhe krimit, që po marrin peng të sotmen dhe të nesërmen, kjo është domethënia e mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër.

Në më pak se tre muaj në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje dhe janë rrëmbyer dy persona. Ndërkohë që nga media, raportohet se para një jave janë rrëmbyer edhe dy fëmijë, si pjesë e skemave mafioze, që janë rikthyer në familje, pasi mafia ka arritur qëllimin e gjobëvënies.

Kjo është situata në Shkodër. Këtu nuk duhet të ishim ulur vetëm ne, por edhe Rama dhe jo për të shitur mend dhe batuta por për të raportuar arrestimin e keqbërësve tash 6 muaj. Por Rama nuk mund të jetë këtu, ai është në Tiranë, me Cyrben, Ballën, Xhafën dhe shumë të tjerë të faktuar si të lidhur me krimin.

Kjo është arsyeja e dytë pse opozita mblidhet këtu. Rama bashkëpunoi me krimin në Shkodër, me familjen Baraj në Dobrac. Rama është një kryeministër në letër. Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijët e gazetares, sot u kërcënua një tjetër gazetar në Fushë Krujë, janë qëlluar biznesmenë dhe vrarë si Arjan Ferracaku, situata është totalisht jashtë kontrollit. Situatën e kontrollon krimi. Sot është shtetrrethim kriminal. Në Shkodër nuk lëvizet lirisht, si të jemi në gjendje lufte, shteti dhe policia janë në gjunjë para tyre.

Kam një thirrje për drejtorin e qarkut, jep dorëheqjen pasi në të kundër do të jesh njëlloj përgjegjës, nëse nuk ta mban të mobilizosh policinë kundër tyre, atëherë e vetmja që të shpëton është largimi yt dhe i cdo oficeri tjetër që nuk zbaton ligjin. Si mund ti kërkohet opozitës të bëj ligje me Xhafën, kur duhet të ishte në hetim. Si mund të bëjmë reforma me Cyrben, anëtarin e vetëshpallur të Shullazit dhe Lul Berishës, apo të negocioj me Ballën.

Vendi ynë nuk mund të jetë parlamenti, por pranë qytetarëve që janë të kërcënuar. Shprehim mbështetjen totale për S...
Recommended