Fatos Nano interviste (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nanos ka zbuluar sot për Tv Klan disa elementë të mbledhjes së djeshme të kryesisë.
Gazetarja: Zoti Nano çdo të thotë të largojmë shokët tanë mediokër, të paaftë, që paaftësia e tyre të mos i faturohet Partisë Socialiste në tërësi.
Fatos Nano: Unë nuk kam bërë ndonjë listë dhe mediokriteti nuk është ndonjë fenomen nomial është dhe një fenomen i matjes së përgjegjësisë për prioritete të zhvillimit të Shqipërisë kundër stanacionit të shfaqjes së deformimit të shtetit që trashëguam nga Berisha dhe me plagët të pakuruara plotësisht të nivelit të ulët të jetesës. Dhe normalisht kjo na çon në përshtatjen më të mirë të njerëzve dhe punët për karriget mediokre.
Por Nano ka pohuar se dhe çeshtja e thesarit ishte në mendjen e takimit të kryesisë.
Fatos Nano: Në mendjen e kryesisë duam që të ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë ligjore pa vonesë, pa mëdyshje drejtusit e institucioneve që drejtojnë drejtësinë dhe mbi këtë bazë marrim dhe ne masat politike adekuate që nisin nga stigmatizimi dhe ndëshkimi i mosveprimit dhe detyrimisht përfundojnë me dënimin e atyre që kanë luajtur me thesarin e shtetit siç kanë luajtur me shtetin, me forcat e armatosura , me shërbimet sekrete , me rendin dhe strukturat që mbrojnë sigurinë e qytetarëve duke i kthyer në dëm të shumicës dërrmuese dhe në përfitim të vetvetes.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended