Më 23 mars Kongresi i PS! Shtrihet dora e dialogut për Bashën, Rama ftesë edhe Fatos Nanos
  • 5 years ago
Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën forumin e saj më të lartë, Kongresin, për të shpalosur vizionin e saj për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e Partisë, nga ku u dakordësua që në Kongres të ftohen të gjithë ish-kryeministrat socialiste, si dhe Fatos Nano.

Burimet i thanë Report TV, se pjesa kryesore e kongresit do të jetë fjala e kryetarit të PS-së, Edi Rama nga ku pritet të shtrihet sërish dora për dialog ndaj Lulzim Bashës.

Ndërkohë tre do të jenë shtyllat e punës së Kongresit: platforma e bashkëqeverisjes, pakti për universitetin për të cilën do të flasin disa ministra, dhe shembujt e suksesit të drejtimit të bashkive socialiste. Kryebashkiakët e përzgjedhur për tu ngjitur në podium për këtë çështje, do të jenë njëkohësisht edhe të rikonfirmuarit për një mandat tjetër.

PS nuk do t?i ketë gati 61 kandidatët e saj për t'i shpallur të shtunën.

"Përzgjedhja është nisur mes konsultime para 8 muajsh, jemi në aleanca bashkëqenieje me njerëzit, kemi bërë konsultim me komunitetet. Kemi lista kandidaturash alternative në 61 bashki, sot ende vijon proces vlerësimi mes sondimit të kandidaturave në komunitet për të arritur në më përfaqësuesit dhe garantojnë mirëqeverisjen vendore. Procesi është drejt përfundimit, do kemi gati shumë shpejt 61 kandidatët tanë", tha Balla.

Socialistët do të shpallin në Kongres kandidatët për këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, ndërsa për bashkitë e tjera, Rama ju ka kërkuar deputetëve të evidentojnë njerëzit me ndikim në komunitet dhe me kontribute.

Kongresi do të mbyllet me një miting në sheshin "Nënë Tereza", ku do të zhvillohet takimi ?Bashkia që duam? për Erjon Veliajn.

Kryesia e PS-së vendosi sot që Damian Gjiknuri të jetë Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në parti, gjë që nga PD u cilësua si një hap pas, pasi sipas tyre Gjiknuri duhet të jetë në burg për blerje votash në Dibër.
Recommended