Ora News - Luan Rama mesazh PS-së me Fatos Nanon: Të lëshojmë pushtet për të bërë shtet!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, iu referua si emergjencë kombëtare zhbllokimin e institucione të drejtësisë.

Luan Rama: Jemi përballë një kolapsi institucional. Do të bllokohen gjykatat dhe pastaj ligjin do ta bëjnë bandat dhe kriminelët të cilët për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë por edhe për shkak të suportit politik nuk mund të llogarisim se çfarë mund të bëjnë.

Duke folur jashtë Kuvendit, Rama foli për një tryezë funksionale kur u pyet nëse do ishte e gatshme të ulej në dialog pa PD.

Luan Rama: Po flas për tryezë funksionale dhe nuk gjykoj që çështje të rëndësishme të reformës në drejtësi të mund të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. Duhet të rikthehemi tek mesazhi i dy viteve më parë të 21 dhe 22 korrikut të 2016 kur miratuam ndryshimet kushtetuese me konsensus të plotë dhe ramë dakord që e tërë paketa apo korpusi i ligjeve që ka të bëjë me reformën në drejtësi duhet miratuar me partneritet, konsensualitet dhe transparencë me të gjitha palët. Jemi në këtë situatë skandaloze për shkak të arbitraritetit, arrogancës dhe njëanshmërisë që natyrisht koston më të madhe e ka mbi vendin, funksionimin e institucioneve por padyshim dhe për vetë mazhorancës që ka vepruar me këtë gjuhë arrogance deri sot.Është një moment reflektimi.

Për deputetin e LSI, është e turpshme që vendi ka mbetur pa gjykatat më të larta.

Luan Rama: Theksoj situatën e emergjencës kombëtare, është e turpshme që Shqipëria sot ëshë pa gjykatat e saj më të larta, ashtu siç është e turpshme dhe unë jam pro procesit të vettigut që gjithë gjyqtarët e inkriminuar dhe të korruptuar të flaken jashtë sistemit dhe të përgjigjen ligjërisht. Do të duhet të përgjigjen ligjërisht jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët por të gjithë funksionarët shtetërorë cilido qofshin ata që kanë probleme me ligjin, pavarësisht se në ç'krah janë, pavarësisht në ç'krah kullosin apo votojnë.

Madje Luan Rama kujtoi edhe një kredo parimore të ish-kreut të PS, Fatos Nano, kohë kur deputeti ishte pjesë e socialistëve.

Luan Rama: PS kur kishte PS dhe unë kam qenë anëtar i saj, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga ish-kryetari Fatos Nano, i cili thoshte: Të lëshojmë pushtet për të bërë shtet! Këta në fakt po shkatërrojnë shtetin për të forcuar pushtetin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/luan-rama-mesazh-ps-se-me-fatos-nanon-te-leshojme-pushtet-te-bere-shtet
Recommended