Ora News - Tiranë: 6 të arrestuar për protestën tek Astiri, PD padit Policinë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Shkon në 6 numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit, të cilët akuzohen për bllokim të qarkullimit rrugor për të protestuar. Pas arrestimeve në zonën e Astirit Partia Demokratike ka paditur në prokurori drejtuesit e policisë së Tiranës me akuzat e dhunimit të protestuesve.

Arrestimi- Tre banorë të tjerë të Unazës së Re në kryeqytet janë arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.6 pasi akuzohen se kanë bllokuar rrugën ?Teodor Keko? duke protestuar. Në pranga kanë rënë Eduard Ferhati 27-vjeç, Tomor Gjata 56-vjeç dhe Ruzhdi Daci 54-vjeç, të tre banues në zonën e Astirit. Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Prishja e qetësisë publike? dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?. Pas arrestimeve në unazën e re, Partia Demokratike ka paditur drejtuesit e policisë së Tiranës, duke pretenduar se uniformat blu kanë dhunuar protestuesit.

PD kerkon hetim - PD i kërkon organit të akuzës prokurorisë hetimin ndaj zyrtarëve të policisë pasi sipas tyre, janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tirane-deri-tani-6-te-arrestuar-protesten-tek-astiri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended