Ora News – Unaza e Madhe, Basha: Donin të prishnin banesa për të dendur me para të korruptuarit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte këtë të enjte në mbështetje të protestuesve të "Astirit", të cilët protestojnë për më shumë se dy muaj në mbrojtje të shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Basha: Planifikohej largimi i mbi 1 mijë familjeve për të dendur me para njerëzit që qëndrojnë pas aferës korruptive të unazës dhe trafikantëve të drogës që pastrojnë paratë e pista të krimit. Lajmi sot është ajo që një media shumë e rëndësishme amerikane Zëri i Amerikës publikoi dje. Sa herë kemi qenë këtu së bashku ju kemi përsëritur shqiptarëve disa fakte të thjeshta. Të gjithë e dinë dhe e mbajnë mend se si nisi kjo aferë. Se si pa marrë lejen e ndërtimit u turrën të prishin shtëpitë e këtyre banorëve pa iu çuar një copë letër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-basha-donin-te-prishnin-banesa-te-dendur-me-para-te-korruptuarit

Recommended