Ora News - Studentët e Juridikut: Nëse nuk shfuqizohet ligji për arsimin, do nisim grevë urie
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Studentët e Fakultetit të Juridikut vazhdojnë ngujimin.

Ata kanë bllokuar hyrjen kryesore të fakultetit dhe nuk lejojnë asnjë të hyjë brenda. Studentët bënë thirrje se nëse nuk shfuqizohet ligji për arsimin e lartë, protesta mund të shkojë drejt grevës së urisë.

Ndërsa shtuan se do zhvillojnë një mbledhje me rektorin Mynir Koni për të folur mbi zhvillimin e protestës.

Studenti: "Siç u bë e ditur edhe dje profesor Mynir Koni erdhi këtu. Ne patëm një bisedë ku i bëmë të ditur situatën. Kemi një lënë një takim që do zhvillohet sot ose nesër. Takimi që kemi lënë me rektorin është për zhvillimin e protestës dhe për parashtrimin e pikave të tjera.

Nuk e zhvilluam këtu sepse do krijohej një situatë e pakëndshme si për rektorin ashtu edhe për ne. Kemi 15 ditë të ngujuar dhe jemi të lodhur. Dera siç e dini nuk është hapur akoma dhe nuk mund të fusim rektorin brenda nga dritarja dhe as pedagogët nuk kemi lejuar që të futen brenda.

Besoj se rektori ka ardhur për zhvillimin e protestës ashtu siç ka dalë dhe senati akademik. Protesta do vazhdojë derisa të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë. Tre fakultete në Universitetin e Tiranës e kërkojnë shfuqizimin e ligjit.

Ne po protestojmë dhe është e drejta jonë. E drejta për të bërë mësim është e të gjithëve, dhe ne e kërkojmë mësim, por vetëm për të mirën e të gjithëve po vazhdojmë ngujimin.

Do e zgjedhin studentët nëse do bëjmë grevë urie apo do ndërmarrim ndonjë hap tjetër por greva e urisë është primare për ne."

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti raporton se një pjesë e studentëve u janë rikthyer mësimit. Mësimi ka filluar në një pjesë të fakultetit të Ekonomisë, Politeknikut si edhe në Universitetin e Mjekësisë.

Rektori Mynir Koni po zhvillon një takim me dekanin Artan Hoxha.

Dje është zhvilluar edhe mbledhja e Senatit Akademik të Tiranës ku disa studentë kanë kërkuar largimin e rektorit Koni nga posti pasi sipas tyre ai nuk iu ka garantuar të drejtën për mësim.

Por vetë rektori i ka hedhur poshtë deklaratat dhe zërat se është kërkuar lënia e detyrës nga ana e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-e-juridikut-nese-nuk-shfuqizohet-ligji-arsimin-do-nisim-greve-urie?fbclid=IwAR2_04bXx62fVm6bwkDU6XM3kqzrzF4i8FIjXgAk_v4FCRJQy3KI-aaQyFs
Recommended