Ora News - Studentët protestë me timon: Shkarkimi i Lindita Nikollës nuk është lajm

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një timon i prishur dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ishin simbolet që zgjodhën studentët për të protestuar ditën e premte. Në lidhje me ndryshimet në qeveri, ata thonë se nuk kanë asnjë ndikim tek protesta që do të rinisë në janar. Sipas studentëve ata për asnjë moment nuk kanë kërkuar ndryshime në ekzekutiv por kanë paraqitur kërkesa konkrete që duhet të plotësohen

Grupi i studentëve që vazhdojnë të mblidhen tek kryeministria, ka zgjedhur timonin e prishur dhe kushtetutën si simbolikën e radhës ndaj kryeministrit.

Studenti: Ky është timoni që Kryeministri me rilindjen e tij ka kërkuar ta marrë. Tani e mori, ka marrë dhe librin e shenjtë në duar dhe tani sapo zbriti ca pasagjerë. Ne nuk na intereson se kë zbriti apo kush do të hipë në këtë autobus, ne na intereson që kombi të shkojë në drejtimin e duhur. Të miratojë kërkesat tona. Do tu qëndrojmë deri në fund. Duhet shfuqizuar ligji i arsimit të lartë. Lëvizjet politike nuk na interesojnë aspak.

Simboli i Timonit të prishur ka përkuar me ndryshimet në qeveri, për të cilat studentët thanë se nuk i kanë kërkuar.

Studenti: Ne nuk i kemi kërkuar shkarkimin e ministres së Arsimit, ne kemi kërkuar plotësimin e kërkesave tona dhe rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-proteste-me-timon-shkarkimi-i-lindita-nikolles-nuk-eshte-lajm

Recommended