Ora News - Restaurohet pas 30 vitesh, kisha e Shën Nikollës në Berat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 30 vitesh, kisha e Shën Nikollës në lagjen "Kala" të Beratit do të restaurohet, për t?u shndërruar sërish në një objekt të vizitueshëm dhe tërheqës për vizitorët. Ndërhyrja do të kryhet në tavane, mure dhe ambientet e brendshme, falë një investimi prej 15 mln lekë.

Kisha e Shën Nikollës në lagjen simbolike ?Kala?, në qytetin e Beratit, do t?i nënshtrohet restaurimit për herë të parë pas 30 vitesh.

Drejtori i i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, Eugen Kallfani, shprehet se me këtë ndërhyrje, objekti i kultit, Monument Kulture i kategorisë së parë, do të shpëtojë nga rrënimi i plotë, për t?u kthyer në një tjetër atraksion për vizitorët në Berat.

Eugen Kallfani: Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe specialistëve tanë u pregatit një projekt restaurimi dhe pas miratimit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit nisi puna në këtë objekt. Restaurimi përfshin punimet që kanë të bëjnë me rikonstruksionin total të çatisë, ambjenteve të brendshme, pjesën e mureve.

Punimet për restaurimin e kishës së njohur ndryshe si kisha e Shën Kollit, e ndërtuar që në shekullin e XVI do të zgjasin rreth 3 muaj, ndërsa investimi kap shifrën e 15 milionë lekëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/restaurohet-pas-30-vitesh-kisha-e-shen-nikolles-ne-berat

Recommended