Restaurohet kisha e “Shën Mehillit” në Vithkuq - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kisha e ?Shën Mëhillit? në Vithkuq, monument kulture i kategorisë së parë, po i nënshtrohet një rikonstruksioni duke filluar që nga porta hyrëse. Drejtori i trashëgimisë kulturore në Korçë Gjergji Koki shpjegon se qëllimi është ruajtja e vlerave të këtyre monumenteve që i përkasin shekullit të XVII-të.Krahas këtij objekti kulti, në këtë periudhë do të punohet edhe në kisha e manastire të tjera të qarkut të Korçës.Për administratorin e njësisë administrative, Altin Prifti ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore në kishat e Vithkuqit, do të rrisë edhe më shumë interesin e turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj.Vithkuqi ashtu si Voskopoja kulmin e lulëzimit e ka pasur në fillim të shekullit të XVIII-të. Fshati ka pasur 24 kisha aq sa kishte edhe lagje si dhe një manastir, ai i Shën Pjetrit i cili ruan vlerat edhe ditët e sotme.I ndodhur vetëm 24 km larg nga qyteti i Korçës fshati momentalisht ka të vizitueshme vetëm 5 kisha.

Recommended