Kisha 300-vjeçare e Shën Mëhillit drejt rrënimit - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Kisha e Shën Mëhillit në fshatin Shalës të Kolonjës rrezikon të shkatërrohet krejtësisht. Pas dëmtimeve të pjesshme nëpër vite, ditët e fundit është shembur çatia dhe një pjesë e mureve të saj. Kisha është ndërtuar në shekullin e 17-të dhe është shpallur monument Kulture në vitin 1963, por që prej 23 vjetësh nuk është mirëmbajtur. Prifti i zonës, At Kristaq Tase thotë se drejtoria e Monumenteve të Kulturës nuk ka lejuar mbajtjen e meshave në kishat e zonës me pretekstin e ruajtjes nga dëmtimet, por në fakt nuk ka investuar aspak për të mos lejuar shembjen e tyre. Banorët e fshatit tregojnë se kisha e Shën Mëhillit ka ngjallur interes tek të huajt, por tashmë që çatia dhe një pjesë e mureve të saj janë shembur nuk kanë çfarë t'ju tregojnë turistëve. Rrethi i Kolonjës ka tre kisha që janë Monument Kulture, status që nuk ka frenuar shembjen në masën 80% të kishës Fjetja e Julincës në Barmash e shek të 14-të, si dhe shkatërrimin e kishës së Shën Mërisë në Cërckë. Nëpërmjet telefonit, drejtori i Monumenteve të Kulturës në Korçë,Vasillaq Kolevica ka konfirmuar se është në dijeni të gjendjes së kishave të Kolonjës, por sipas tij për shkak të mungesës së fondeve, kanë munguar edhe projektet për ruajtjen e tyre.

St. Michael's Church in the village of Colonia Shale threatens to collapse completely. After partial damage over the years, recently collapsed roof and part of its walls. The church was built in the 17th century and has been declared a monument of culture in 1963, but 23 years is not maintained. The local priest, Father Kristaq Tase says Monuments Directorate did not allow keeping the masses in the area churches under the pretext of preserving the damage, but in fact did not invest at all to prevent their collapse. Residents of the village show that the church of St Michael has aroused interest among foreigners, but now that the roof and part of its walls collapsed not tell you what tourists. Cologne district has three churches that are Monument of Culture, the status has not deterred the collapse of 80% of the Dormition church in Barmash Julincës of the 14th century, and the destruction of the church of St. Mary in Cerckë. Via telephone, Director of Cultural Monuments in Korce, Vasily Kolevica has confirmed that he is aware of the situation of the Cologne church, but its due to lack of funds, have also been maintaining their projects.

Recommended