Basha: Shqipëria drejt konfliktit civil - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar qeverine se vendi po shkon drejt nje konflikti civil. Shkak per tonet e ashpra te kryetarit te Partisë Demokratike jane bere zhvillimet e ditëve te fundit, duke nisur nga protesta e studenteve tek çështja e unazes se re e deri tek përpjekjet sipas Bashes per te mbyllur dosjet e pushtetarëve. Abuzimi i te drejtave, ndëshkimi i te pafajshmeve dhe mbrojtja e krimineleve do te çoje ne nje drejtim nje përballje civile dhe marrjen e fatit te qytetareve ne dyert e tyre. Basha ka analizuar edhe situatën e veshtire te krijuar per shkak te reshjeve te bores si pasoje te cilave jane bllokuar edhe rruge, mirëmbajtja e te cilave është dhene me koncesion, si Rruga e Kombit. I bej thirrje Prokurorisë te nise hetimet ku kane shkuar leket e shqiptareve e te marrin përgjegjësi nga ata qe kane nënshkruar kontratat e deri tek ministri, ne mënyre qe kjo vjedhje qe rendon sot mbi shqiptaret te mos mbetet pa përgjegjës. Lideri i opozitës ka artikuluar akuza te renda edhe per çështjen e ndërtimit te unazës se re. Është përgatitur rimanipulimi i këtij loti te unazës se re. Akuza te forta Basha ka artikuluar edhe ndaj prokurorisë, e cila sipas tij po tenton te mbylle dosjet per blerjen e votës. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar se Partia Demokratike do te shfrytëzoje çdo hapësire e do te ndërmarrë çdo aksion politik per te rrezuar ketë qeveri.

Recommended