Basha: Shqipëria në krizë të thellë politike - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria është duke u zhytur në një krizë të thellë politike.Në një deklaratë për mediat, pas takimit të mbajtur me ministrin e Jashtëm holandez Basha deklaroi se qeveria ka rënë dhe shumë shpejt do të nisin protestat.Ai tha se në takimin që pati me kreun e diplomacisë holandeze e gjithë vëmendja ishte e fokusuar tek zhvillimet në vend.?Ditën e djeshme PD ka vendosur që të udhëheqë protestat qytetare dhe do të parashtrojë një zgjidhje politike që do ta kemi në Këshillin Kombëtar të PD dhe do kemi një mobilizim të opozitës së bashkuar. Kjo qeveri ka rënë para qytetarëve, para syve të Europës dhe gjithë botës .Vjen një moment ku Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Ngjarja e djeshme në Kuvend është asgjësimi i të drejtës së fjalës. Ndërkohë situata e përgjithshme mund të bëhet me dy fjalë; kapja e sistemeve dhe institucioneve. Ndaj nuk duhet të fshihen dhe të sheqerosen. Pasi asnjë të re nuk do të kemi nga fronti i perëndimit. Negociatat do të hapen për vendet e tjera dhe jo për Shqipërinë?Basha tha gjithashtu se ai dhe PD janë të vendosur që të ndalin krizën politke në vend dhe atë ekonomike.
Recommended