Basha: Drejt fitores së thellë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e re e Kamzës përfshin 2 zona te njohura si bastion te Partisë Demokratike: Kamzen dhe Paskuqanin dhe ky konfigurim i kufijve e ka bere Lulzim Bashen, te sigurt per fitoren e opozitës, fitore e cila sipas liderit te opozitës, do te jete me e thella ne historinë zgjedhore. Duke qene se boshti i fushatës se demokrateve janë premtimet e pa mbajtura te qeverise, Basha u ka kujtuar banoreve te Kamzes se premtimin per legalizime falas per here te pare, Kryeministri Rama e beri pikërisht ne kete bashki; një premtim qe sipas PD nuk është mbajtur. Por përveç legalizimeve, fushata ne Kamez duket se do te mbështetet edhe tek aksioni i qeverise për faturat e papaguara te energjisë, pasi ne Kamez sipas Xhelal Mziut, 95% e banoreve kane fatura te papaguara. Xhelal Mziu kërkon mandatin e trete ne Kamez nen siglën e Partisë Demokratike; nje prej zonave ku opozita ka mbështetjen me te forte.

Recommended