Restaurohet Kisha e Ristozit, objekt i shekullit të XIV - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është Kisha e Ristozit e cila ndodhet ne fshatin Mborje,vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Ky objekt i trashëgimisë sonë kombëtare daton në fillim të shekullit te 14. Kjo kishë fale investimeve te viteve te fundit i është nënshtruar restaurimit. Edlira Çaushi një prej restauratoreve me te mira po merret me ndërhyrjet në fazën e tretë.Drejtori rajonal i monumenteve të Kulturës Gjergji Koki tha se puna për restaurimin e kishës së Ristozit në Mborje ka shmangur shkatërrimin e nje prej objekteve me te vjetra te kultit.Faza e tretë e ndërhyrjes në kishën e Ristozit konsiston në konsolidimin e kupolës dhe tamburit për te vijuar me procesin ndoshta me te vështirë, atë te realizimit te pikturave murale. Kisha e Ristozit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë për shkak te vlerave te rralla.

Recommended