Rekord të shëruarish nga COVID gjatë 24 orëve të fundit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka shënuar sot një numër rekord të shëruarish. Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë kanë fituar betejën me COVID.Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se këtë të enjte humbi jetën një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Po ashtu, janë konfirmuar 157 raste të reja pozitive, nga më shumë se 1 mijë testime të kryera.?75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2631Durrës 582Shkodër 391Elbasan 299Lezhë 291Korçë 251Fier 247Vlorë 194Kukës 149Berat 116Dibër 111Gjirokastër 79

Recommended