“Ëndërr”, seriali më i ri në Vizion Plus - News, lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Ëndërr? është titulli më i ri që sjell Vizion Plus, nje prodhim turk. Ky serial rrëfen historinë e dashurisë së dy të rinjve që përtej ëndrrës për të qenë bashkë, ndajnë edhe dëshirën për të zbuluar të bukurën në fushën e modës. E ndonëse zemra dhe ëndrrat i bëjnë bashkë, realiteti i ofron të tjera rrugë e mundësi.



Elifit i duhet të punojë shumë për familjen e saj të varfër. I kërkohet të martohet me një mesoburrë të pasur, një biznesmen të rëndësishëm, për interesat e njerkës së saj. Ndërsa Bullutit, i kërkohet të martohet me një vajzë të pasur, një mike të fëmijërisë, për të ruajtur pasurinë dhe rendin. A do te mbijetojë dashuria e tyre? Çdokush duhet të ëndërroje. Ky është mesazhi i këtij seriali që vjen ne Vizion Plus.




Seriali risjell në Vizion Plus një nga aktoret më të vlerësuara të ?Dashuri e Pafund?, më të mirin produksion në valën e serialeve për vitin 2017, por këtë herë nën rolin kryesor, atë të Elifit.



?Ëndërr? vjen nga kjo fundjavë në Vizion Plus dhe ju lë takim çdo të shtunë e të diel në ora 21.00.
Recommended