Sezoni i ri ne Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna e 8 shtatorit shënon nisjen e nje sezoni te ri ne Vizion Plus, ku si gjithmonë çdo pjestar i familjes do te gjeje ate çka dëshiron te shohë ne ekran. Mëngjesi do te startoje me ?7 pa 5?. Formati informativ nen drejtimin e Pranvera Borakajt dhe Nolian Noles premton edhe këtë vit te dyte te emisionit nje pakete te plote me gjithçka qe duhet per te nisur nje mëngjes te mbare. Nga informacioni tek argëtimi rinor, pasi ne oren 16.00 nis te hënën edhe ?Next? i cili edhe këtë sezon bazohet jo vetëm tek risitë por edhe tek gjithçka qe është tërheqëse per te rinjtë duke argëtuar, informuar dhe edukuar me nje skenar e prezantim ndryshe. Por, siç është bere tashme tradite pasditet ne ekranin tone nuk jane asnjëherë te mërzitshme ndaj nga kjo e hene, ne oren 17.00 nis edhe ?Vizioni i Pasdites?. Te ftuar, tema te rëndësishme, tema te lehta, showbiz dhe çdo gje qe nevojitet per nje pasdite çlodhëse është ajo çka pritet te sillet nga stafi i programit. Megjithatë para nisjes se Next dhe ?Vizionit te Pasdites? seriale te reja, nder me te suksesshmet prodhime ndërkombëtare do te vijne premiere. I pari, starton pikërisht kete te hënë ne orën 15.30, seriali amerikan ?Paç Fat Charli?, i cili do te transmetohet cdo dite nga e hena ne te premte. Ndërsa nje tjetër prodhim i suksesshëm amerikan ne titullin ?Scandal? do te nise me 16 Shtator, te martën dhe te mërkurën ne oren 21.50 minuta. Kete sezon nuk do te mungoje as seriali tashme mjaft i pëlqyer turk ?Karadyi? i cili gjithashtu nis nga 16 shtatori, duke u trasemtuar tre here ne jave, te martën dhe te mërkurën ne oren 21.00 dhe te shtunën ne orën 20.00.Rikthehet te henen edhe formati qe vjen menjëherë pas edicionit qendror te lajmeve, ?30 minuta? nen drejtimin e Arsen Hoxhes dhe Andi Nurajt me te ftuar mbi aktualitetin politik por jo vetëm. Nga 18 shtatori per te dytin vit radhazi Vizion Plus dhe Tring sjellin turneun prestigjioz te futbollit, kupën UEFA Europa LEague, ku per 15 jave te pasionuarit e futbollit do te njekin live dhe ekskluzivisht ndeshjet. ?By Pass Show? nje tradite e hershme e ekranit tone rikthehet gjithashtu nga 14 Shtatori e ne vazhdim, çdo te diele ne orën 20.00 si gjithmonë nen drejtimin e Agim Bajkos. Ndersa ?Oktapod? i Turjan Hyskos nis me 16 shtator dhe këtë sezon do te vije katër here ne jave, nga e marte ne te premte, ne oren 22.30 minuta. Por, sezoni ne Vizion Plus premton te tjera surpriza ne muajin tetor, ku prodhime te suksesshme si Al Pazar, Apartamenti 2xl dhe Dancing With the Stars do te rikthehen për t?i bere mbrëmjet tona edhe me argëtuese.

Recommended