Ora News - Pas 17 vitesh Amerika kërkon të dëbojë familjen shqiptare, Kisha e mbron

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shteti amerikan i kërkon të largohet, por kisha i del në mbrojtje! Kjo është historia e Ded Rranxbugajt dhe familjes së tij që 17 vite më parë bragtisën Shqipërinë në kërkim të një jete më të mirë përtej oqeanit.

Zoti Ded dhe bashkëshortja e tij Flora jetojnë në Southgate Michigan dhe janë prindër të dy djemëve. Por prej 11 vitesh Flora ndodhet në një karrige me rrota për shkak të sëmundjes së sklerozës së shumëfishtë.

Bashkëshortit të saj Ded iu dha statusi humanitar si kujdestar i saj, por në tetor zyra e emigracionit i komunikoi 48-vjeçarit se ai duhej të kthehej në Shqipëri në 25 janar si pjesë e përforcimit të rregullave të emigrimit të adoptuara që pas arrdhjes në detyrë të Presidentit Donald Trump.

Njëri nga djemtë e 48 vjeçarit është edhe pjesë e programit amerikan të emigracionit DACA të cilin Trump kërkon ta shfuqizojë.

Ndërkohë sëmundja është e vetmja arsye përse bashkëshortes Flora nuk i kërkohet të braktisë vendin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptari-ne-amerike

Recommended